Aurela Tafa
Botë Që S’ka Kohë Për Ndjenjat
Në kotesine ku shpresa kacafytet
me realen,
te shmangësh lotët e dhimbjes
s'është aspak punë e lehtë.
Në derën e hekurt të zemrës troket i drobitur
një mall i zjarrtë, kokfortë e i pabindur -
si i nxehti i korrikut që depërton nën lëkure.
Në cilën botë jetoi ajo ndjenjë e pastër,
që pamëshirshëm u shtrydh
deri në pikën e fundit,
nga një mentalitet i egër e i pashpirt,
ku në të askush,për ndjenjat,
kohë nuk ka?!..

23 Korrik 2025
Komente 0