Aurela Tafa
Kush Të Tha Se Nuk Të Dua?
Kush të tha se nuk të dua
Kush të tha se jam e marrë
A ma lexon ti zemrën mua?
Vallë, sa herë unë ty të kam falë?
Çfarë e quan ti dashuri?
Perkushtim që s'kërkon fjalë.
Çfaré e di se është jeta,
Përveçse një det me valë?
Kush të tha se jam e lumtur,
E gezuar dhe plot dritë?
A s'm'i sheh rrathët nën sy?
Vuaj, por ti s'mund ta dish.
A më pyete ndonjëherë
Vallë, si jam apo çfarë ndjej?
A mos vallë s’pate guxim,
Apo mendon se unë nuk vlej?
Kush të tha se nuk të dua?
Gjithë këto vite ku qëndrova?
Kush të tha se jam e marrë?
Familjen me kë e krijova?
Kush të tha se nuk të dua?
Kush të thotë, e ka gabim.
Askush s'ma njeh dhimbjen mua,
Veç nga ti pres mirëkuptim.
Në gjithe këto vite që kaluan,
Sikur fare pak të më njihje...
Sikur të ma kuptoje shpirtin,
Veç një herë, vërtet të më shihje.
Kush të thotë se nuk te dua,
Do vetëm të na përçajë.
Nëse ti nuk e do veten,
Mua mos më bëj me faj.
Kaq shumë herë,
Për kaq shumë vite,
Kam dashur veç t’më kuptosh:
Familjen ta vësh te parën,
Me vese mos të na shkatërrosh.
Kush të tha se jam e marrë
A ma lexon ti zemrën mua?
Vallë, sa herë unë ty të kam falë?
Çfarë e quan ti dashuri?
Perkushtim që s'kërkon fjalë.
Çfaré e di se është jeta,
Përveçse një det me valë?
Kush të tha se jam e lumtur,
E gezuar dhe plot dritë?
A s'm'i sheh rrathët nën sy?
Vuaj, por ti s'mund ta dish.
A më pyete ndonjëherë
Vallë, si jam apo çfarë ndjej?
A mos vallë s’pate guxim,
Apo mendon se unë nuk vlej?
Kush të tha se nuk të dua?
Gjithë këto vite ku qëndrova?
Kush të tha se jam e marrë?
Familjen me kë e krijova?
Kush të tha se nuk të dua?
Kush të thotë, e ka gabim.
Askush s'ma njeh dhimbjen mua,
Veç nga ti pres mirëkuptim.
Në gjithe këto vite që kaluan,
Sikur fare pak të më njihje...
Sikur të ma kuptoje shpirtin,
Veç një herë, vërtet të më shihje.
Kush të thotë se nuk te dua,
Do vetëm të na përçajë.
Nëse ti nuk e do veten,
Mua mos më bëj me faj.
Kaq shumë herë,
Për kaq shumë vite,
Kam dashur veç t’më kuptosh:
Familjen ta vësh te parën,
Me vese mos të na shkatërrosh.
Kjo poezi i kushtohet atyre grave qe jetojnë në vuajtje, te perballura me njé dilemë të vazhdueshme brenda vetes.
Nga njëra anë, ato dëshirojnë me gjithe shpirt ta mbajne familjen te bashkuar; nga ana tjeter, perballen çdo dite me nje bashkëshort problematik, shpesh të varur nga vese qe shkaterrojne qetesine. Ne kete udhëkryq dhimbjeje e durimi, ato ndihen të pakuptuara, te padëgjuara, por serish qëndrojnë - për dashurine, për femijet, për shpresën që ndoshta një ditë gjithçka do të ndryshoje. Qershor 2025
Nga njëra anë, ato dëshirojnë me gjithe shpirt ta mbajne familjen te bashkuar; nga ana tjeter, perballen çdo dite me nje bashkëshort problematik, shpesh të varur nga vese qe shkaterrojne qetesine. Ne kete udhëkryq dhimbjeje e durimi, ato ndihen të pakuptuara, te padëgjuara, por serish qëndrojnë - për dashurine, për femijet, për shpresën që ndoshta një ditë gjithçka do të ndryshoje. Qershor 2025
Komente 0