>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Mëngjesi I Vetmisë

Mengjes i ri erdhi edhe sot
Malit te vetmise duhet t'i ngjitesh serish, Me nje kupe me kafe ne duar,
Nga dritarja hedh veshtrimin -
dhe shume pyetje kerkon te dish.

Retë ngadalë lëkunden në heshtje,
Njësoj si mendimet qe s'gjejnë kurrë prehje.
Një ze i brendshëm te pyet me kureshtje:
Çfare kerkohet valle ne jete nga ne?

Te jemi drite, kur vete nuk ndriçojme?
Te jemi shprese, kur brenda nesh mungon?
Apo thjesht - edhe kur gjithçka shembet rreth nesh -
Duhet të qëndrojmë?

Por si qëndrohet, kur zemra s'flet me?
Kur fjala s'te ngroh, por behet helm për jeten?
Si t'i mbjellësh drite territ të brendshëm, Kur çdo hap që hedh eshte luftë me vetveten?

Apo mos ndoshta qendrimi s'është forcë, por pranim —
Të rrish në mes të stuhisë, pa pritshmëri, pa gjykim.
Të puthësh plagët një nga një, me mëshirë,
Të mos ikësh, as atëherë kur gjithçka duket tepër e vështirë.

Se ndoshta aty, në errësirë,
Fle fara e dritës qe s'e ke njohur kurrë më parë.
Se ndoshta humbja eshtë vetëm fillim —
Për të kuptuar më thellë,
Për t'u ndjerë…e gjallë.
21 Korrik 2025