>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Nuk Di

Nuk di të flas me fjalë të mëdha,
Të thur andralla me poezi.
Jam shumë e vogël në të kuptuar,
Nga më të thjeshtët si njeri.

Nuk di të hiqem e të mbahem,
A thua se jam Perëndi.
Jam radhë si shokët dhe të tjerët,
Jam njeri, mor vëlla, njeri.

Nuk di t’i bëj himne dashurisë,
Unë shkruaj ç’të më vij për mbarë.
As lëvdata tepër s’di të bëj,
Ç’më vjen nga shpirti, e hedh në vargë.

Nuk di të sillem si intelektualët,
Që bëjnë bujë e namë kur flasin.
Unë jam e thjeshtë si një fëmijë,
Me çiltërsi përshkruaj çastin.
18 Korrik 2025