>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Në Ty Gjej Forcë Të Ngrihem Sërish

S'dì pse thellë seç ndjej një dhimbje,
E lotët mblidhen çurg nën mjekërr.
S'e di pse zemra ligësht m’sumbon,
Sikur lëndohet një plagë e vjetër.

Zëri më dridhet kur nis të flas,
E në çdo frymëmarrje seç ndjej një mall.
Më ther në shpirt ky trishtim i lodhur,
Ç'kërkon, o Zot, të më thuash vallë?

Jam rob i shpresës që digjet në heshtje, Një zë i mekur në errësirë,
Si endacak ne vorbullen e jetes,
Kërkoj kuptimin e të qenit i lirë.

Nëpër errësirë kerkoj një dritëz,
Një fjalë shprese, a një rruge të re.
Melhem per shërimin e plagëve të vjetra, Pak forcë per ringjalljen e kësaj zemre.

Zinxhirët e zvargur të dhimbjes sime,
Me shpatën e dashurisë do t'i shperbëj.
Me sytë e zemrës drejtuar Ty, o Zot, Shpresën dhe shpetimin sërish do e gjej.

Vetëm në Ty gjej paqe dhe dritë,
Në Ty gjej forcë të ngrihem sërish.
Edhe pse rruga shpesh është e vështirë, Në fund dashuria triumfon mrekullisht.
19 Korrik 2025