Aurela Tafa
Fshati Im
Në atë fshat me male e fusha
ku u rrita une sakaq,
në atë fshat me halle e gezime
ku zemrat qanin e qeshnin bashkë.
Aty ku hapat e mi të vegjël
mbi baltë, mbi gur, mbi çdo rrugicë,
i lashë gjithkund, ku loznim bashkë kukafshehti me kushurinjtë.
Aty ku çdo rrudhë ne fytyrën e nënës mban për mua një kujtim,
e vuajtja e saj, lodhja e saj
ende janë plagë në shpirtin tim.
Nepër gezime e dasma shkonim
plot hare e ngazellim,
vishnim veshjet më të bukura,
kërcenim valle me përkushtim.
Sa te lumtur dhe krenar,
dhe pse të lodhur e të varfër ishim,
por ne zemer mbanim nje zjarr,
e shpirtin plot dashni e kishim.
Në atë fshat me dritë e hije
ku çdo prag ka një histori,
ku rriteshin vasha të bukura plot nur
e djem azganë me trimëri.
Aty mësova ç'është durimi,
si mbillet shpresa për çdo ditë,
si lulezon dashuria ne skamje,
e zemra s'njeh as ankth, as frikë.
Por koha rrodhi si një lumë
e na shpërndau nëpër botë,
por unë në shpirt i mbaj kujtimet
si një fener që s'fiket dot.
Se në atë fshat me male e fusha
ku u rrita unë sakaq
kam rrënjët, dhimbjet dhe buzëqeshjet - kam gjithçka që me beri kjo qe sot jam.
ku u rrita une sakaq,
në atë fshat me halle e gezime
ku zemrat qanin e qeshnin bashkë.
Aty ku hapat e mi të vegjël
mbi baltë, mbi gur, mbi çdo rrugicë,
i lashë gjithkund, ku loznim bashkë kukafshehti me kushurinjtë.
Aty ku çdo rrudhë ne fytyrën e nënës mban për mua një kujtim,
e vuajtja e saj, lodhja e saj
ende janë plagë në shpirtin tim.
Nepër gezime e dasma shkonim
plot hare e ngazellim,
vishnim veshjet më të bukura,
kërcenim valle me përkushtim.
Sa te lumtur dhe krenar,
dhe pse të lodhur e të varfër ishim,
por ne zemer mbanim nje zjarr,
e shpirtin plot dashni e kishim.
Në atë fshat me dritë e hije
ku çdo prag ka një histori,
ku rriteshin vasha të bukura plot nur
e djem azganë me trimëri.
Aty mësova ç'është durimi,
si mbillet shpresa për çdo ditë,
si lulezon dashuria ne skamje,
e zemra s'njeh as ankth, as frikë.
Por koha rrodhi si një lumë
e na shpërndau nëpër botë,
por unë në shpirt i mbaj kujtimet
si një fener që s'fiket dot.
Se në atë fshat me male e fusha
ku u rrita unë sakaq
kam rrënjët, dhimbjet dhe buzëqeshjet - kam gjithçka që me beri kjo qe sot jam.
Komente 0