Aurela Tafa
Ah,sikur Të Ishte Ëndërr…
Do te doja te kisha forcë për të perballuar dhimbjen,
por zemra e përgjakur dhe shpirti i helmuar s'binden.
Eshtë si një ëndërr — e hutuar pres të zgjohem,
por ëndrra nuk mbaron.
Me sy të enjtur shestohem,
harroj shpeshhere, s'besoj asnjehere - por tragjedia ndodhi.
S'mundem ta ndaloj, s'di se si.
Ku shkoi? Ku? Dua ta di.
Pse iku? Pse pikërisht tani?
E dua një arsye, a një shpjegim - s'e di.
Per jeten tende me dhemb, per timen kurrsesi.
Pseee? Eshtë e vërtetë?
Mos më thoni, ju lutem — vritmëni me parë, nuk dua te vuaj.
Ajo buzë, ai sy, ai trup - po me thua se nuk ekziston me?
Oh, jo - ti nuk po më thua, por e ndjej: qe dicka te keqe ka, ma thoté zemra ime, ma thote loti jot.
Po përse më mbani më tepër në ankth?
Ma thoni... qe gezimi im mbaroi, që jeta e humbi kuptimin, që arsyeja nuk ekziston - as Zoti, as drejtësia.
Po kur? Si? Përse? Kush?
Oh Zot, mos...
zhduku, zhduku moj ëndërr e keqe!
Apo nuk je ëndërr?!
Ah, sikur të ishte ëndërr...
Sa gjatë po pres të zgjohem.
Apo...
edhe vetë jeta eshtë një endërr: e keqe, pa kuptim, e dhimbshme, e pashpresë, zhgenjimtare, e ndrydhur, e pamëshirshme?!...

Kjo poezi pasqyron dhimbjen e thellë për humbjen e një personi të dashur.
Prill 2006
Prill 2006
Më shumë nga Aurela Tafa
- Shiu I Verës
- Hapat E Heshtur Drejtë Dritës
- Nuk Di
- Në Ty Gjej Forcë Të Ngrihem Sërish
- Kush Të Tha Se Nuk Të Dua?
- Mëngjesi I Vetmisë
- Të Tjerët Dhe Unë
- Botë Që S’ka Kohë Për Ndjenjat
- Përtej Fjalëve
- Mashtruese
- Bota
- Pritja
- Për Njeriun Që Kam Fatin Ta Kem Në Krah
- Dëgjo O Dritëz E Bekuar
- Pa Maskë
- E Kam Me Veten, S'e Kam Me Ty
Komente 0