Aurela Tafa
Mund Të Them Shumë Me Fjalë
Mund të them shumë, shumë me fjalë,
por dije: në vepra, s’bëj asgjë.
Jam e paaftë po të them.
Mund të them, për shembull, se të urrej…
Ah, mos mi merr për bazë –
nuk është e vërtetë.
Unë nuk di as të t’gënjej.
Mund të them: “Do iki, u lodha,
s’duroj më!”
Por ti e di:
s’e bëj dot.
Larg teje, unë nuk jam asgjë.
Mund të them, për shembull:
“Pa ty do isha më mirë…”
Ndoshta kjo edhe është e vërtetë.
Ama, sinqerisht:
të rri me ty, e vendosa vetë, me dëshirë.
por dije: në vepra, s’bëj asgjë.
Jam e paaftë po të them.
Mund të them, për shembull, se të urrej…
Ah, mos mi merr për bazë –
nuk është e vërtetë.
Unë nuk di as të t’gënjej.
Mund të them: “Do iki, u lodha,
s’duroj më!”
Por ti e di:
s’e bëj dot.
Larg teje, unë nuk jam asgjë.
Mund të them, për shembull:
“Pa ty do isha më mirë…”
Ndoshta kjo edhe është e vërtetë.
Ama, sinqerisht:
të rri me ty, e vendosa vetë, me dëshirë.
Korrik 2025
Më shumë nga Aurela Tafa
- Ah,sikur Të Ishte Ëndërr…
- Shiu I Verës
- Hapat E Heshtur Drejtë Dritës
- Nuk Di
- Në Ty Gjej Forcë Të Ngrihem Sërish
- Kush Të Tha Se Nuk Të Dua?
- Mëngjesi I Vetmisë
- Të Tjerët Dhe Unë
- Botë Që S’ka Kohë Për Ndjenjat
- Përtej Fjalëve
- Mashtruese
- Bota
- Pritja
- Për Njeriun Që Kam Fatin Ta Kem Në Krah
- Dëgjo O Dritëz E Bekuar
- Pa Maskë
Komente 1