>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Një Mëngjes Korriku

Eshtë mëngjes herët, korriku
Eci e vetme nëpër rrugët e qytetit,
drita zvarritet ngadale mbi kalldrem,
duket sikur nata po largohet me kujdes,
qe te mos zgjoje askend.

Sytë më enden perqark,
dhe kudo mbizotëron një qetësi e ndrojtur, pa zhurma, pa ngutje -
vetëm nje ere e lehtë qe me perkëdhel flokët,
si një dorë që më njeh prej kohësh.

Kjo rrugë e lodhur më flet pa fjalë.
Hijet fshihen poshte pemëve, dhe ecin bashkë me mua,
si kujtime qe nuk më lënë vetëm.

Ka nje bukuri te çuditshme ne keto çaste, një gezim që nuk bërtet,
por rri fshehur ne çdo hap,
në çdo frymë që marr thellë.

Duket sikur rrugët,ndërtesat, pemët,
edhe lumi që kalon në heshtje,
duan të me flasin,
dhe unë ndalem,
buzëqesh dhe i shoh me embëlsi,
si për t'u thënë:
"E di... ju ndjej. Jam këtu, me ju, në paqe."

Dhe kështu, dita fillon.
Me hapa të qetë.
Me shpirt të butë.
Me një ndjesi të brendshme se gjithçka - eshtë mirë,
dhe do të jetë edhe më mirë.
6 Korrik 2025