Aurela Tafa
Unë Jam
Unë jam shpirt i së vërtetës
Unë jam drita e agimit,
Unë jam ëngjëll që mbron zemrat,
Jam shpresa e ditës së re.
Jam poet që thur vargje,
Jam një zog atje mbi re.
Unë jam jeta, e vërteta,
Jam gëzimi dhe hareja.
Unë jam dritëz e bekuar,
Jam bilbil me këngë të reja.
Unë jam deti me stuhi,
Jam dhe pemë e gjelbëruar.
Jam kudo, një mrekulli,
Jam vetë jeta e pashuar.
Unë jam drita e agimit,
Unë jam ëngjëll që mbron zemrat,
Jam shpresa e ditës së re.
Jam poet që thur vargje,
Jam një zog atje mbi re.
Unë jam jeta, e vërteta,
Jam gëzimi dhe hareja.
Unë jam dritëz e bekuar,
Jam bilbil me këngë të reja.
Unë jam deti me stuhi,
Jam dhe pemë e gjelbëruar.
Jam kudo, një mrekulli,
Jam vetë jeta e pashuar.
Prill 2025
Komente 0