Aurela Tafa
Vegim Mbi Re
Ne qiellin e hapur, te thelle, te pamate, Shikimin ngre si një lutje pa zë,
Per mallin qe s’prehet ne zemrën e heshtur,
Të një kujtimi të vjetër që të qetë s’më lë.
I mbyll sytë dhe embël më shfaqesh ti,
Si vegimi më i bukur i ëndërrimeve të mia.
Mbi retë e bardha perfytyroj ne të dy,
Të kapur prej dore, dehur nga dashuria.
Gjithçka rreshket në një valle të fshehtë, Ku yjet deshmojnë deshirat e pathëna,
E ndersa endemi ne rrugëtime pafund, Endrrat me pëlhurë argjendi na i mbështjell hëna.

Korrik 2025
Komente 2