>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Ti Do Më Kujtosh Dikur

Ti do më kujtosh dikur,
Me yjet fshehurazi do kuvendosh.
Do ndihesh vetëm, i përhumbur,
I pashprese do ecesh ne rruget bosh.

Erës dhe zogjve do iu lutesh ti
Te vijne tek une me mallin tend.
Cigaren do ndezësh,do ulesh diku,
Me sy do më kerkosh në çdo cep e kënd.

Por unë s'do jem, s'do jem askund,
Qe shpirtin ta deh me shikime të embla.
S'do e dëgjosh dot më zerin tim,
E me mall i mbytur do vështrosh nga hëna.

Do i flasësh hënës sikur mua,
Dhe zjarr i mallit do te djegë ne gji.
Do thuash në heshtje: "Sa shumë të doja..."
Fshehur do qash si një fëmijë.

Do të mbështillesh me kujtimin tim,
Ne çdo cep shpirti do më kerkosh.
E çdo nate, mes heshtjes dhe nostalgjise, Emrin tim do permendesh — e do ndihesh bosh.

Do me shohesh si hije qe levizin ngadale, Në ëndrrat që të zgjojnë pa mëshirë natën vone.
Por unë do jem vetëm një kujtim i largët,
Një vegim i zbehur qe ende e kërkon.