Aurela Tafa
Eca
Eca mes gurëve, mes barit, mes vesës.
Eca mes territ, mes ankthit,
mes shpreses.
Eca mbi varrin, mbi jeten, mbi vdekjen.
Eca mbi re, mes yjesh, mbi heshtjen.
Eca me endrrën, me shpirtin e dlirë,
Në kërkim të një jete pakëz më të mirë.
Por zhgënjimi e mbyti shpresën persëri,
E ëndrrat që thura mbetën në vetmi.
Bërtita, thërrita - askush s'më dëgjoi.
Klitha, rënkova - askush s'më ndihmoi.
Shava, mallkova - s'ma ktheu njeri,
Veç zërit të shpirtit që jehoi në brendësi.
Prej zhgënjimit mëkatar, shpresa rënkon, Por zemra ka arsye që arsyeja s'i pranon.
Dhe jetën vrastare kërkon ta jetoj.
E nesërmja premtuese na bën
të harrojmë.
Eca mes territ, mes ankthit,
mes shpreses.
Eca mbi varrin, mbi jeten, mbi vdekjen.
Eca mbi re, mes yjesh, mbi heshtjen.
Eca me endrrën, me shpirtin e dlirë,
Në kërkim të një jete pakëz më të mirë.
Por zhgënjimi e mbyti shpresën persëri,
E ëndrrat që thura mbetën në vetmi.
Bërtita, thërrita - askush s'më dëgjoi.
Klitha, rënkova - askush s'më ndihmoi.
Shava, mallkova - s'ma ktheu njeri,
Veç zërit të shpirtit që jehoi në brendësi.
Prej zhgënjimit mëkatar, shpresa rënkon, Por zemra ka arsye që arsyeja s'i pranon.
Dhe jetën vrastare kërkon ta jetoj.
E nesërmja premtuese na bën
të harrojmë.
Kjo poezi përshkruan një periudhë të vështirë shpirtërore të një adoleshenteje,siç isha unë në Mars të vitit 2006.
Komente 2