Aurela Tafa
Ndoshta Nesër
Sot nuk jam askush, asgjë
I dorëzuar si mos më keq
Viktimë e fatit pa mëshirë
Ndihem bosh…,si për dreq
Se di kush jam, as pse jam këtu
Një frymë që endet nëpër terr
Zëri im s’dëgjohet askund
Si hije e përgjakur poshtë në ferr
Shpresa më ka kthyer krahët
Koha ecën, por me le pas
Çdo hap më duket plumb i rëndë
Sikur mbaj mbi shpinë një varr
Por ndoshta nesër, diku në dritë
Një fije jete do më ndriçojë
Ndoshta unë — ky askush i sotëm
Nesër… diku do të mbretëroj!
I dorëzuar si mos më keq
Viktimë e fatit pa mëshirë
Ndihem bosh…,si për dreq
Se di kush jam, as pse jam këtu
Një frymë që endet nëpër terr
Zëri im s’dëgjohet askund
Si hije e përgjakur poshtë në ferr
Shpresa më ka kthyer krahët
Koha ecën, por me le pas
Çdo hap më duket plumb i rëndë
Sikur mbaj mbi shpinë një varr
Por ndoshta nesër, diku në dritë
Një fije jete do më ndriçojë
Ndoshta unë — ky askush i sotëm
Nesër… diku do të mbretëroj!
Korrik 2025
Komente 0