Aurela Tafa
Për Zemrën Time
Sot për zemrën time
Do shkruaj disa fjalë,
Për jetën qe jetuam,
Porsi det me valë.
Fati na bashkoi,
Por s'ishte rastësi.
Nga ty mesova shumë,
Mësove nga unë dhe ti.
Jeta na përballi
Me dimër dhe pranverë,
Por ne, si shkëmb qëndruam
-ia dolëm për çdo herë.
Si princesh jam ndjerë
Në krahët e tua
Kur të kam ty pranë
Kam gjithçka që dua
Me tre diamante
Zoti na bekoi:
Me djalë dhe dy vajza
Zemrat na i gëzoi.
Sot lutem me zemër
Veç jetë e shëndet -
Të jemi të pestë,
Siç do Zoti vetë.
Do shkruaj disa fjalë,
Për jetën qe jetuam,
Porsi det me valë.
Fati na bashkoi,
Por s'ishte rastësi.
Nga ty mesova shumë,
Mësove nga unë dhe ti.
Jeta na përballi
Me dimër dhe pranverë,
Por ne, si shkëmb qëndruam
-ia dolëm për çdo herë.
Si princesh jam ndjerë
Në krahët e tua
Kur të kam ty pranë
Kam gjithçka që dua
Me tre diamante
Zoti na bekoi:
Me djalë dhe dy vajza
Zemrat na i gëzoi.
Sot lutem me zemër
Veç jetë e shëndet -
Të jemi të pestë,
Siç do Zoti vetë.
Komente 0