Aurela Tafa
Pse Kam Frikë Të Jem E Lumtur?
Pse kam frikë të jem e lumtur,
pse e shmang e shtyj gezimin,
pse i trembem dashurisë -
dridhem, tkurrem dhe s'guxoj?
A mos valle kjo jete mua
veç të vuaj më mësoi?
Pse mendoj se s'meritoj
asnjëherë të jem e qetë,
dhe në qofsha,
më ndjek një frikë,
se mos e keqja fshehur pret.
Pse kam frikë të jem e lumtur,
vetes dot nuk ja lejoj.
Pse nën kthetrat e trishtimit
më mirë jetën përballoj?
Por….ne fakt unë e di
se trishtimi mirë më njeh,
e kam të afërt, e kam shok,
në gjithë vitet që mbaj mbi supe
më éshte gjendur mik për kokë.
U mësova unë me dhimbjen,
me mërzinë dhe me vetminë -
tash nuk di si jetohet ndryshe,
s'di ta bëj mike lumturinë.
pse e shmang e shtyj gezimin,
pse i trembem dashurisë -
dridhem, tkurrem dhe s'guxoj?
A mos valle kjo jete mua
veç të vuaj më mësoi?
Pse mendoj se s'meritoj
asnjëherë të jem e qetë,
dhe në qofsha,
më ndjek një frikë,
se mos e keqja fshehur pret.
Pse kam frikë të jem e lumtur,
vetes dot nuk ja lejoj.
Pse nën kthetrat e trishtimit
më mirë jetën përballoj?
Por….ne fakt unë e di
se trishtimi mirë më njeh,
e kam të afërt, e kam shok,
në gjithë vitet që mbaj mbi supe
më éshte gjendur mik për kokë.
U mësova unë me dhimbjen,
me mërzinë dhe me vetminë -
tash nuk di si jetohet ndryshe,
s'di ta bëj mike lumturinë.
Komente 2