>
LETERSISHQIP
Behare Daja

Agoni

nëpër pavionin e çmendurisë
ecin zbathur bluzat e bardha,
gjurmë lënë mbi pllakat e shpirtit.
kaq poshtë ka rënë humanizmi i tyre?

nëm pak bukë moj zonjë,
jepma dhe thërrimen e fundit,
thërrimen e fundit të ditës.

…Zoti t’i shtoftë ditët e shpirtit,
e mua luksin bredharak që nuk ka të ngijur…