>
LETERSISHQIP

Në Ëndrrat E Mia

Ke kohë tashmë që më vjen në ëndërr,
E mes tyre shtrihesh sa gjatë-gjerë,
Si një varkëz e lehtë me lopatëza druri,
Bëj të të ndal, por ndalur nuk ke.

Dhe lehtas e ëmbël vjen më pëshpërit,
E me bulëza malli shpirtin ma çik,
Me bulëza fjalësh që çelin veç në maj,
Mantelin e natës mes ëndrrash ma gris.

Ke kohë që më vjen në ëndrrat e mia,
Dhe shtrat perëndish ke endur aty,
E varkëzat e mia m’i kthen përmbys,
Më shemb mes dallgësh e më ngre sërish.

Ke kohë që më vjen në ëndrrat e mia,
E ma gris tërë qenien, ma bën copë,
Më ngjit e më shqit, me fije ere,
Mëngjeseve më shtegton mes pyjeve me dëborë.

…lehtas më pëshpërit me zë malli,
“jam ëndrra, që nga gjumi s’dua të të zgjoj”…