Behare Daja
Thomëni
Thomëni ju lutem,
A ju ka ndodhur ndonjëherë
që zemra t’ju fluturojë
larg, oh, sa larg?
Të fluturojë
mes reve fluturake,
e si ato të ndryshojë
formë e ngjyrë,
herë të bëhet puplore
me ngjyrë të bardhë,
herë si shtëllungë,
e herë e grijtë
në pamje e shpirt.
Thomëni pra,
tregomëni të vërtetën,
qoftë edhe një herë të vetme,
me plot gojën e dua.
Thomëni që nuk jam e vetme
në këtë arratisje shpirti,
e kjo arratisje
paska zë të argjendtë,
zë parajse paska,
Thomëni pra…
Thomëni pra,
a ju ka ndodhur,
që mes detit blu
të gjeni qetësimin,
me flatra pulëbardhash
të notoni,
e me albatrosin
të ndjeheni të dashuruar
përjetësisht?
E thellë në këtë arratisje,
Dëgjoj simfoninë violë
plot tinguj harpe, violine, kitare,
dhe unë që s’di të këndoj,
çuditërisht,
sonte u ndjeva këngëtare.
…thomëni pra, a jam e vetme?
A ju ka ndodhur ndonjëherë
që zemra t’ju fluturojë
larg, oh, sa larg?
Të fluturojë
mes reve fluturake,
e si ato të ndryshojë
formë e ngjyrë,
herë të bëhet puplore
me ngjyrë të bardhë,
herë si shtëllungë,
e herë e grijtë
në pamje e shpirt.
Thomëni pra,
tregomëni të vërtetën,
qoftë edhe një herë të vetme,
me plot gojën e dua.
Thomëni që nuk jam e vetme
në këtë arratisje shpirti,
e kjo arratisje
paska zë të argjendtë,
zë parajse paska,
Thomëni pra…
Thomëni pra,
a ju ka ndodhur,
që mes detit blu
të gjeni qetësimin,
me flatra pulëbardhash
të notoni,
e me albatrosin
të ndjeheni të dashuruar
përjetësisht?
E thellë në këtë arratisje,
Dëgjoj simfoninë violë
plot tinguj harpe, violine, kitare,
dhe unë që s’di të këndoj,
çuditërisht,
sonte u ndjeva këngëtare.
…thomëni pra, a jam e vetme?
Komente 0