>
LETERSISHQIP
Behare Daja

Një Ditë

Një ditë kur rrudhat të më mbushin ballin,
E sytë s’do i kem më me dritë,
Kur shpirti të mos ndjejë rrahje pulëbardhash,
Do jem e plakur, si të gjithë, sigurisht.

Një ditë kur këmbët të më merren,
E hapat nëpër dhomë me zor t’i ngas,
Kur gishtat të më dridhen tek zgjas duart,
Do jem e plakur, aspak nuk është përrallë.

E atëherë kur kohën do shoh me mëdyshje,
E fletët e kalendarit më s’do t’i gris,
Kur s’do t’numëroj më orët e pritjes,
Atëherë fundin do t’u pres të mijave ditë.