>
LETERSISHQIP

Thërritmë Me Zërin E Shpirtit

Atëherë kur vetmin’ të ndjesh në shpirt,
E të kuptosh se shpirti të buçet,
Thërritmë, e pranë do të vij,
Me fjalë zemre, buzëqeshjen të ta kthej.

Atëherë kur rruga të tejzgjatet,
E të duket e gjatë pambarim,
Thërritmë, si udhëtare do të vij,
Me fjalë zemre, ta thyej monotoninë.

Atëherë kur malit dot s’i ngjitesh,
E majat nuk arrin dot,
Thërritmë me zërin e shpirtit,
Agim do të behem, pengesat të të shemb.

Dhe kur një ditë do të ndjesh,
Se vetmuar në një cep kam mbetur,
Mos prit me emër të të thërras,
Po zgjatma dorën dhe Eja!