>
LETERSISHQIP

Po T'thërras Ty Muza Ime

Po t’thërras ty muza ime,
Ngrohma shpirtin cep më cep,
Bëmu këngë e ligjërime,
Falm’ buzëqeshjen që më deh.

Po t’thërras ty muza ime,
Falm’ buzëqeshjen që më deh,
Bëmu folé dallandyshesh,
Cicërimash, eja m’merr.

Bëmu folé dallandyshesh,
Cicërimash eja m’merr,
Shpjermë lart, në ato vise,
Mes ahishtes degëgjerë,

Po t’thërras ty muza ime,
Mes ahishtes shpjermë larg,
Ta ndjej gjer në palc’ të ashtit,
Tënden ndjenj’ që më përflak.

Po t’thërras ty muza ime,
Tënden ndjenj’ që më përflak,
Gdhendma brenda timit shpirt,
E mbyllmi dyert mos të dalë.

Po t’thërras ty muza ime,
Mbyllmi dyert mos të dal’
Ruam’ nga t’tjera tundime,
Shtrimë veç në tëndin shtrat.

…po t’thërras ty muza ime,
bëmu këngë për merak…