Behare Daja
Tundim
Më tundoi sonte
kjo natë e vonë
me hënën ziliqare
e me yjet
qiellit sfond.
sonte
e pashë shtatzënë
në të pesëmbëdhjetën
ditë të saj.
cili vallë
pati fatin
të digjej
në zjarrmin’ e saj?
mëkat i bardhë sigurisht!!!
e kush nuk guxoi
të paktën një herë
ta mendojë
mëkatin e saj?
çdokush
do të kishte dashur
të ishte hënë
një çast,
oh, veç një çast…
…e në fund…
botën
në fund
të botës
të prekte
i pazënë në faj..
…tundim i natës së vonë, sigurisht…
kjo natë e vonë
me hënën ziliqare
e me yjet
qiellit sfond.
sonte
e pashë shtatzënë
në të pesëmbëdhjetën
ditë të saj.
cili vallë
pati fatin
të digjej
në zjarrmin’ e saj?
mëkat i bardhë sigurisht!!!
e kush nuk guxoi
të paktën një herë
ta mendojë
mëkatin e saj?
çdokush
do të kishte dashur
të ishte hënë
një çast,
oh, veç një çast…
…e në fund…
botën
në fund
të botës
të prekte
i pazënë në faj..
…tundim i natës së vonë, sigurisht…
Komente 0