>
LETERSISHQIP
Dallandyshe Lusha Bushi

Buzëqeshja Jote

Buzëqeshja jote është agimi i zemrës sime. Është drita që çan errësirën e çdo dite të zakonshme dhe e kthen në një mrekulli të papritur. Kur ti buzëqesh, bota ndalon për një çast – gjithçka tjetër shuhet, dhe vetëm ti mbetesh, si një melodí e butë që më fton të ëndërroj me sy hapur.

A e di se çfarë bën buzëqeshja jote? Ajo më shëron plagë që më kanë mundur. Më jep forcë kur më mungon edhe fryma. Është prehje, është siguri, është fjala që nuk thuhet por që kuptohet më thellë se çdo shkrim apo fjalim. Është një përqafim i heshtur që më mban gjallë në netët kur gjithçka tjetër duket bosh.

Kur ti qesh, dielli më duket më i ngrohtë, era më e butë, dhe jeta më e lehtë. Buzëqeshja jote më mëson se bukuria nuk qëndron vetëm në pamje, por në shpirt, në shpërthimin e dritës që del nga një shpirt i pastër si yjet. Ajo është si një poezi e heshtur që e kuptojnë vetëm ata që ndiejnë me zemër.

Nuk ka perlë më të çmuar, as pasuri më të madhe sesa te shoh ty duke buzëqeshur. Më bëhet sikur çdo buzëqeshje e jote është një premtim, një shpresë, një arsye më shumë për të besuar se dashuria ekziston dhe se lumturia, ndonjëherë, mjafton të jetë kaq e thjeshtë – vetëm një buzëqeshje prej teje.