>
LETERSISHQIP
Dallandyshe Lusha Bushi

Nga Terri

Në errësirë humba
një kohë,
si hije pa drejtim,
pa zë.
Në errësirë kisha ndërtuar
shtëpi,
me mure të ftohta dhe
pa dritë në sy.
Zëri im ishte —heshtje,
shpirti — hije,
dhe dita s’njihte më
as dashuri, as dije.

Në heshtjen ku drita
s’merr frymë,
rrija mbështjellë me
errësirën time,
si fletë e harruar
në libër të mbyllur.
shpirti im troket,
i mallëngjyer,
i ndalur, në mure të padukshme,
kërkon dritën
jo me sy, por me zemër.
Në thellësinë ku lotët bëhen yje,
një ndjenjë e brishtë
më foli pa fjalë,
—më thërriti me emër.
si era në gjethe,
si dritë në një valë.
Nuk më tha “vrapo”, nuk më tha “shpëto”,
vetëm qëndroi —
dhe unë thashë: “Po.”

Hapat i ngrita ngadalë,
frikën e lashë pas dore.
Drita më priti me
ngrohtësi,
dhe errësira s’kishte
më fuqi.
Nga terri s’dola me
zhurmë, as me britmë,
as me gjakim të mprehtë
për shpëtim.
Por siç ngrihet një fjalë në
një ritëm,
u ngrita me heshtje —
me dritë në kujtim.

S’erdhi si rrufe që çan
qiejt me vrull,
as si zë që ngjeth zemrën
me fuqi.
Drita më ra si një fije
e butë,
si falje që vjen,në
përjetësi.
S’pate nevojë të bëje
betim,
vetë praninë tënde
e ndjeva shpëtim.