>
LETERSISHQIP
Dallandyshe Lusha Bushi

Lala Për Bra Dhe Manu

Kur ishit të vegjël, zërin s'e mbajtët dot,
“Halla”
ju dukej si mal, me re kot,
Thjesht “Lala” më thirrët, me gaz dhe unë lot,

Një emër i ëmbël, si diell në çdo mot.
Bra,
një furtunë,
me energji pa fund,
Sytë shkëlqenin si yll mbi
lumë,
Sot je. bërë burrë
dhe baba.
gjithkush në zemër
.të mban

I qetë, i dashur,
një shpirt që,s'flen
je një ëndërr që ecën
me durim.
je paqja që flet,
forcë dhe dashuri.
Me zemër të madhe,
gjithmonë pranë,
Një mal i butësisë,
një dritë në çdo anë.
Fjalët s’mjaftojnë
të të përshkruajnë ty,
Je djalë me vlerë,
vërtetë i rrallë

Manu, kopja ime në çdo dëshmi."

Tek ty shoh veten time,
Si pasqyrë në çdo grime.
Çdo buzëqeshje,
çdo vështrim,
Si e imja,
është imitim.

Me rregull
, me ëndrra,
si një kapiten në vapë,
Strikt, perfekt, me shpirt
Luftarak

Tek ju shoh
të kaluarën time me mall,
Tek ju shoh
të ardhmen, si një horizont i gjallë.
Për ju jam krenare,
gjithmonë do
më keni,
në çdo hap tuajin,
zemrën time pranë do
ta gjeni.
Për dy nipat e mi
pjesë e zemrës time...