Dallandyshe Lusha Bushi
Lirikë E Pavarësisë Së Plagosur
U ngrit flamuri kuqezi në Vlorë,
nga duar trima si Ismail Qemali,
që jetën e vunë në peshoren e historisë
për t’i dhënë frymë një kombi të zaptuar.
Por sot, Atdheu endet në ankth,
rrugëve të tij bie një mjegull e rëndë—
prej premtimesh të thyera,
prej zërash që u shuan nën peshën e korrupsionit.
Shqiptarët shpërndahen nëpër botë,
si gjethe të vjeshtës në erë,
me valixhe plot mall,
me zemra që flasin gjuhën e fëmijërisë.
Dhe prapë, kur vjen Nëntori,
mblidhen si shtegtarë rreth flamurit,
përqafojnë shqiponjën,
sikur duan t’i tregojnë botës
se rrënjët e tyre ende nuk janë tharë,
turma që valëvitin flamurin,
kuq e zi si zemra jonë,
-po pyet veten ky flamur:
A më do kush vërtet, apo jam bërë vetëm një dekor feste?
Se ndërsa këngët buçasin për “shqiponjën”,
shqiponja e vërtetë ka mbetur pa fole,
trojet boshatisen,
fshatrat s’kanë më dritë,
dhe të rinjtë ikin si shiu në erë.
Po si kur të mblidhemi jo vetëm për festë,
por për të ndërtuar,
për të mbrojtur atë pak dhe
që na mban ende gjallë?
Jo me urrejtje, jo me gjak,
por me zë, me ndërgjegje, me qëndresë;
me bashkim që s’e thyen as frika,
as ikja, as harrimi.
Se Shqipëria nuk kërkon të vritet,
por të shërohet;
nuk kërkon të digjet,
por të ringrihet në këmbët e saj.
Mblidhuni, shqiptarë,
jo si dele pa bari,
por si bij të një nëne të lashtë,
që pret fëmijët e saj të kthehen
me dritë në sy e besim në zemër
Kam mall për flamurin
që dikur ndrinte mbi shpirtra krenarë,
jo mbi turma të lodhura
që vrapojnë pas festës
për të harruar dhimbjen.
Kam mall për rrugët ku dikur ecja zbathur,
për shtëpitë që tani kanë mbetur bosh.
Kam mall…
po ky mall nuk është i ëmbël—
është mall që kafshon,
si një bishë që të kërkon brenda kraharorit.
Më kujtohen fushat, era, qeshjet,
por ato tani më ndjekin si fantazma...
Dhe kur shoh flamurin që valëvitet
mbi duart e ftohta të atyre
që festojnë pa e ditur ç’festojnë,
më hyn në shpirt një dhimbje që nuk gjen vend:
Si mund ta duam Shqipërinë
vetëm me këngë,
kur ajo kërkon zë,
kërkon përkushtim?
nga duar trima si Ismail Qemali,
që jetën e vunë në peshoren e historisë
për t’i dhënë frymë një kombi të zaptuar.
Por sot, Atdheu endet në ankth,
rrugëve të tij bie një mjegull e rëndë—
prej premtimesh të thyera,
prej zërash që u shuan nën peshën e korrupsionit.
Shqiptarët shpërndahen nëpër botë,
si gjethe të vjeshtës në erë,
me valixhe plot mall,
me zemra që flasin gjuhën e fëmijërisë.
Dhe prapë, kur vjen Nëntori,
mblidhen si shtegtarë rreth flamurit,
përqafojnë shqiponjën,
sikur duan t’i tregojnë botës
se rrënjët e tyre ende nuk janë tharë,
turma që valëvitin flamurin,
kuq e zi si zemra jonë,
-po pyet veten ky flamur:
A më do kush vërtet, apo jam bërë vetëm një dekor feste?
Se ndërsa këngët buçasin për “shqiponjën”,
shqiponja e vërtetë ka mbetur pa fole,
trojet boshatisen,
fshatrat s’kanë më dritë,
dhe të rinjtë ikin si shiu në erë.
Po si kur të mblidhemi jo vetëm për festë,
por për të ndërtuar,
për të mbrojtur atë pak dhe
që na mban ende gjallë?
Jo me urrejtje, jo me gjak,
por me zë, me ndërgjegje, me qëndresë;
me bashkim që s’e thyen as frika,
as ikja, as harrimi.
Se Shqipëria nuk kërkon të vritet,
por të shërohet;
nuk kërkon të digjet,
por të ringrihet në këmbët e saj.
Mblidhuni, shqiptarë,
jo si dele pa bari,
por si bij të një nëne të lashtë,
që pret fëmijët e saj të kthehen
me dritë në sy e besim në zemër
Kam mall për flamurin
që dikur ndrinte mbi shpirtra krenarë,
jo mbi turma të lodhura
që vrapojnë pas festës
për të harruar dhimbjen.
Kam mall për rrugët ku dikur ecja zbathur,
për shtëpitë që tani kanë mbetur bosh.
Kam mall…
po ky mall nuk është i ëmbël—
është mall që kafshon,
si një bishë që të kërkon brenda kraharorit.
Më kujtohen fushat, era, qeshjet,
por ato tani më ndjekin si fantazma...
Dhe kur shoh flamurin që valëvitet
mbi duart e ftohta të atyre
që festojnë pa e ditur ç’festojnë,
më hyn në shpirt një dhimbje që nuk gjen vend:
Si mund ta duam Shqipërinë
vetëm me këngë,
kur ajo kërkon zë,
kërkon përkushtim?
Më shumë nga Dallandyshe Lusha Bushi
- Si Hije Në Muzg
- Ti Je Ende Këtu
- Një Letër Për Nënën, Një Lutje Zotit
- Momente Magjepsëse....
- Lala Për Bra Dhe Manu
- Një Botë Plot Sekrete E Gënjeshtra
- Nuk Ka Dritë Pa Errësirë
- Perëndim Në Horizont
- Britma Që Bota Nuk Dëgjon
- Vëllai Im I Rrallë
- Shiu Që Nuk Rrëmbeu Ëndrrat
- Një Mësim I Vjetër Për Një Botë Të Re
- Letër Vetes Time
- Më Pëlqen Të Shkruaj
- Llastica E Zjarrtë
- Jeta Ndër Vite
Komente 0