>
LETERSISHQIP
Dallandyshe Lusha Bushi

Udhëtim Me Hënën Dhe Yjet

Në heshtje nate, nën qiellin blu,
shtrij dorën lart, dhe ndjej si fluturoj,
Hëna më fton në valle pa zë,
mbi retë e argjendta lundroj pa frikë,
me hënën nën krah, si një nënë e qetë,
ajo më këndon këngë të harruara,
që vetëm nata i mban në sekret.

Yjet, si sy që kurrë s’mbyllen,
më shikonin pa gjykim, pa fjalë,
njëri më foli në gjuhën e brendshme:
"Ti je më shumë se trup, je udhë dhe valë."

Ne fluturuam mbi kujtime të shkuara,
mbi dashuri që s’u thanë kurrë me zë

Nuk kishte më tokë, nuk kishte më kohë,
veç një ndjesi pa emër, pa formë,
aty ku shpirti nuk ka nevojë për fjalë.

Në qiell s’jam më vetëm, jam dritë që endet,
në udhëtim të përjetshëm, pa kufij e mure