>
LETERSISHQIP
Dallandyshe Lusha Bushi

Vëllai Im I Rrallë

Vëlla,
s’je vetëm ai që ndan emrin tim,
je forca që s’guxon
askush ta thyejë.
Në këtë jetë, ku shumë gjëra
shuhen,
ti je zjarri që gjithmonë më ngroh e
më ndez.

Në kujtime kemi qeshur e qarë,
rritur bashkë, mes ëndrrash
pa u ndarë.
vëllai im –në zemrën time gjithmonë të kam.

Nëse bota do të binte mbi ty,
Unë do isha muri që s’të lejon të rrëzohesh.
Në çdo lot tëndin,
unë lotoj,
Në çdo buzëqeshje tënden,
unë lulëzoj.

S'’më duhen fjalë të mëdha,
as vargje të shkruara me ar.
Mjafton të jesh ti –
vëllai im i rrallë.
Uroj për të gjithë, kudo në botë, të ndjejnë të njëjtën dashuri për vëllezërit dhe motrat e tyre...
—fundja një jetë kemi dhe kjo jetë është: vëllazëri, fisnikëri, paqë e dashuri...