Dallandyshe Lusha Bushi
Momente Magjepsëse....
Kur fillon të bjerë shi, gjithçka ndalon, bëhet më reale,
-përkëdhel me shikim pikat që bien lehtë mes pemëve, mbi bimët e kopshtit dhe ndihem e lumtur,
Ka diçka në shi që më flet,
që më
mirëpret
çdo herë si një mik i dashur.
Çdo pikë duket se sugjeron një fjalë,
është një këngë që zgjon pemët,
një përkëdhelje e lehtë në degët e pishës,
një përqafim
i heshtur.
Në gjelbërimin që merr frymë rreth meje
shiu kërcen,
rrëshqet nëpër gjethe si nota në një harpë,
dhe çdo tingull është muzikë që më ngushëllon.
Mes myshkut dhe tokës së lagur
Unë eci pa nxitim,
duke ndjerë se qielli
vendosi të fliste me mua.
Me këndimin e natyrës dhe zemër të lehtë,
çdo shi është një dhuratë që më kujton se sa me fat jam që jetoj në këtë cep të botës që mban erë paqeje, dashurie dhe bukurie.

Më shumë nga Dallandyshe Lusha Bushi
- Lala Për Bra Dhe Manu
- Një Botë Plot Sekrete E Gënjeshtra
- Nuk Ka Dritë Pa Errësirë
- Perëndim Në Horizont
- Britma Që Bota Nuk Dëgjon
- Vëllai Im I Rrallë
- Shiu Që Nuk Rrëmbeu Ëndrrat
- Një Mësim I Vjetër Për Një Botë Të Re
- Letër Vetes Time
- Më Pëlqen Të Shkruaj
- Llastica E Zjarrtë
- Jeta Ndër Vite
- Në Jetë, Diçka Incerta
- Forca Që Nuk Ndjehet
- Nga Terri
- Humbëm Rrugës
Komente 0