Dallandyshe Lusha Bushi
Si Hije Në Muzg
Koha ikën!
Si flakë në erë,
digjet pa mëshirë,
na përvëlon pa na pyetur asnjëherë.
Koha s’ka mëshirë,
ajo na shikon në heshtje,
na lë të plakemi në kujtime të papërjetuara,
na hedh si gjethe në një stuhi që nuk fal.
Ne harrojmë të jetojmë!
Harrojmë të ndjejmë, të përqafojmë, të duam…
Ne rendim…
me këpucë të shqyera nga rrugët e pritjes,
me sytë e mbushur nga ëndrrat që s’i prekim,
me duart bosh nga çfarë nuk arritëm.
Koha vrapon,
s’e ndalim dot, as me lutje, as me mall,
si hije në muzg, ikën pa zhurmë,
rrjedh si lumi nën shi,
na merr me vete, të vegjël, pa fjalë,
Por ndoshta...
koha s’është për ta ndaluar,
po për ta ndjerë,
për ta jetuar,
sa jemi ende të gjallë.
Si flakë në erë,
digjet pa mëshirë,
na përvëlon pa na pyetur asnjëherë.
Koha s’ka mëshirë,
ajo na shikon në heshtje,
na lë të plakemi në kujtime të papërjetuara,
na hedh si gjethe në një stuhi që nuk fal.
Ne harrojmë të jetojmë!
Harrojmë të ndjejmë, të përqafojmë, të duam…
Ne rendim…
me këpucë të shqyera nga rrugët e pritjes,
me sytë e mbushur nga ëndrrat që s’i prekim,
me duart bosh nga çfarë nuk arritëm.
Koha vrapon,
s’e ndalim dot, as me lutje, as me mall,
si hije në muzg, ikën pa zhurmë,
rrjedh si lumi nën shi,
na merr me vete, të vegjël, pa fjalë,
Por ndoshta...
koha s’është për ta ndaluar,
po për ta ndjerë,
për ta jetuar,
sa jemi ende të gjallë.
Më shumë nga Dallandyshe Lusha Bushi
- Ti Je Ende Këtu
- Një Letër Për Nënën, Një Lutje Zotit
- Momente Magjepsëse....
- Lala Për Bra Dhe Manu
- Një Botë Plot Sekrete E Gënjeshtra
- Nuk Ka Dritë Pa Errësirë
- Perëndim Në Horizont
- Britma Që Bota Nuk Dëgjon
- Vëllai Im I Rrallë
- Shiu Që Nuk Rrëmbeu Ëndrrat
- Një Mësim I Vjetër Për Një Botë Të Re
- Letër Vetes Time
- Më Pëlqen Të Shkruaj
- Llastica E Zjarrtë
- Jeta Ndër Vite
- Në Jetë, Diçka Incerta
Komente 0