>
LETERSISHQIP
Dallandyshe Lusha Bushi

Perëndim Në Horizont

Në heshtjen e mbrëmjes
mbi male,
zbret ngadalë,
një dritë e butë,
si psherëtimë nga një zemër e ngushtë.
Dielli i kuq, me flakë që digjet,
Deti e pret me mall e ndjenjë,
valët ledhatojnë bregun me këngë.
Era pëshpëritë fjalë pa zë,

Në fund të ditës,
kur dielli mbaron,
me gjak të artë horizontin e
laron,
malet qëndrojnë si roje në
fshehtësi,
Qielli vishet me blu dhe flakë:
blu e thellë për
qetësinë
e kuqja e zjarrtë –
për dashurinë,
e verdha e artë –
për shpresën që mbin.

Vjollca përhumb horizontin e largët,
ku dita jep dorën me natën e qetë,
dhe gjithçka hesht, frymon,
ndien…
në këtë mrekulli të përjetshme – Perëndim.