>
LETERSISHQIP
Dallandyshe Lusha Bushi

Shoqëria Që I Mbijetoi Kohës

Nëpër auditore trokisnin hapat tanë,
me çanta mbi supe, me ëndrra pa anë,
me frymë që s’harrohet,
shoqëri që rritej, e nuk kopjohet.

Ne dy vajza me ëndrra të mëdha,
në bankat e drunjta, bisedat pa fund,
shpesh flisnim me sy, kur heshtja bënte zhurmë,
auditorët dëshmitarë të një kohe të kthjellët,
ku shoqëritë lindnin e kurrë s’u shkelën.
qeshnim! Pa maska, pa frikë,
Kur gjithçka ishte reale – jo virtuale.

Atëherë kishte zëra, kishte përqafime,
tani vetëm emoji, vetëm gjysmë-fjalime.

Shoqëia jonë s’ka nevojë për sinjal,
se ajo jeton në kujtesën e shpirtit,
në një kohë që s’kthehet, por mbetet ideale.

Ti mbetesh shoqja që më njeh pa fjalë,
nga ajo kohë ku gjithçka kishte shpirt e kishte mall.
(vjola)
—Dedikuar shoqes time..
—vjola.
—Shoqëri që lindi,në auditorët e universiteti...

—Dedikuar asaj shoqërie, sa e pastër, po aq dhe e sinqertë, e cila ishte vetëm ajo, e atyre kohëve, atyre viteve...
Shoqëri që, mbijetoi në vite dhe pse rrugët e jetës na ndan në dy skaje të ndryshme të globit,
ti në australi, un në milano,
ndihemi sikur ktë shoqëri e kemi filluar dje...në konvikti,
në shkodrën e viteve 80—90