Dallandyshe Lusha Bushi
Shiu Që Nuk Rrëmbeu Ëndrrat
Troket në xhama pa zë,
pa fjalë,
si një violinë që luan vetë,
e rrjedh në rrugë e në mendje,
duke larë
çdo etje,
ç'do mallë.
Nën pikat, e tij,
toka merr frymë,
lulëzon heshtur,
pa u ndjerë,
psherëtimë e natyrës,
këngë pa fjalë që zemrën
ma ngren.
Bie butë mbi çati,
si pëshpërimë
që s'ka mbarim,
prek gjethet me dashuri,
si një i vjetër
kujtim,
—kur vrapoja zbathur,
nëpër baltë e nëpër rrugë,
me flokët lagur, e gaz
në buzë.
Çadrat tona ishin gjethet, kapele me baltë,
na i rrëmbente uji lodrat,
por jo gzimin,
askush
s'e ndal,
lau rrugët, kujtimet, fjalët,
gjurmët e hapave të vjetër
Në çdo pellg, një botë e re,
dallgë e vogël, një det i pafund,
e zhurma e shiut
mbi teneqe,
si ninullë që zemra ende e djen.
Sot kur bie,
shi
mbyllem në shtëpi,
por fëmija brenda meje
zgjohet,
vrapon sërish nëpër
kujtime,
zbathur, pa frikë,
nën shiun e jetës
time.
pa fjalë,
si një violinë që luan vetë,
e rrjedh në rrugë e në mendje,
duke larë
çdo etje,
ç'do mallë.
Nën pikat, e tij,
toka merr frymë,
lulëzon heshtur,
pa u ndjerë,
psherëtimë e natyrës,
këngë pa fjalë që zemrën
ma ngren.
Bie butë mbi çati,
si pëshpërimë
që s'ka mbarim,
prek gjethet me dashuri,
si një i vjetër
kujtim,
—kur vrapoja zbathur,
nëpër baltë e nëpër rrugë,
me flokët lagur, e gaz
në buzë.
Çadrat tona ishin gjethet, kapele me baltë,
na i rrëmbente uji lodrat,
por jo gzimin,
askush
s'e ndal,
lau rrugët, kujtimet, fjalët,
gjurmët e hapave të vjetër
Në çdo pellg, një botë e re,
dallgë e vogël, një det i pafund,
e zhurma e shiut
mbi teneqe,
si ninullë që zemra ende e djen.
Sot kur bie,
shi
mbyllem në shtëpi,
por fëmija brenda meje
zgjohet,
vrapon sërish nëpër
kujtime,
zbathur, pa frikë,
nën shiun e jetës
time.
Më shumë nga Dallandyshe Lusha Bushi
- Vëllai Im I Rrallë
- Britma Që Bota Nuk Dëgjon
- Një Mësim I Vjetër Për Një Botë Të Re
- Letër Vetes Time
- Më Pëlqen Të Shkruaj
- Llastica E Zjarrtë
- Jeta Ndër Vite
- Në Jetë, Diçka Incerta
- Forca Që Nuk Ndjehet
- Nga Terri
- Humbëm Rrugës
- Djali Që Nuk Preket Nga Era
- Magjia E Perëndimit
- Rrugët E Fëmijërisë
- Ti Rritesh Pranë Meje, Plakesh Me Mua
- Dashuria S'njeh Kufij
Komente 0