Dallandyshe Lusha Bushi
Rrugët E Fëmijërisë
Rrugët e fëmijërisë i kam në shpirt të gdhendura,
me gurët që fshihnin lodrat, me pluhurin mbi këmbët zbathura,
aty ku dielli binte
mbi çatitë e vjetra,
e zërat tanë fluturonin si zogj, pa frikë
Shkallët e shtëpive – kështjella fantazie,
një kuti teneqeje – makina jonë e shpejtësisë,
topi prej leckash e një litar mbi pemë,
ishin gjithë pasuria jonë e pamatshme.
Rrugicat e ngushta, me mure të mbuluara nga hardhitë,
tregonin histori që vetëm fëmijët dinin t’i besonin,
çdo qoshe – një mister, çdo portë – një ëndërr,
e çdo pasdite zgjaste më shumë se vetë përjetësia.
Nën dritën e hënës, kur nënat na thërrisnin me zë të butë,
kthimin e bënim ngadalë, me zemrën ende në lojë,
duart e pista, por sytë me
një shkëlqim,të rrallë.
Sot më ftojnë trotuaret ku dikur kam vrapuar,
në duar kam pluhurin, por zemra s’më ndotet,
Një top i vjetër, një litar, një këngë e harruar,
S’kishim stres, as orar,
Aty kur kaloj – ndoshta si hije e vetvetes,
rrugët janë të zbrazëta, dritaret të mbyllura,
fëmijët i ka marrë koha, në një botë pa aromë pa bar,
ajo pamje e dikurshme është zhdukur përgjithmonë,
mbeti si një përrallë që
e ruajmë në shpirt si
një copë qielli të dikurshëm,
me zërin e një loje, një thirrje nga larg,
që ende na ndjek... si një mall

Më shumë nga Dallandyshe Lusha Bushi
- Magjia E Perëndimit
- Ti Rritesh Pranë Meje, Plakesh Me Mua
- Dashuria S'njeh Kufij
- Aty Ku Ecën Drita
- Të Jesh Grua
- Të Jesh, Apo Të Mos Jesh: Kush Mund Të Jesh...
- Mos Ki Frikë Në Rënie
- Gratë, Shumë Kohë Më Parë
- Biri Mamit, Jeta Ime Ti!
- Dashuria Ime, Fryma Jote Është Shtëpia Ime
- Buzëqeshja Jote
- Ndër Vargjet E Kohës
- Ëndrrat Që Mbajnë Shpirtin Gjallë
- Në Sytë E Tu
- Frymëmarrja E Pranverës
- Zemra E Njohu Atë
Komente 0