Dallandyshe Lusha Bushi
Magjia E Perëndimit
Në breg të detit, qetësia flet,
me fjalë pa zë, në një botë që hesht.
Dielli zbret ngadalë, ngjyrë ari e flakë,
një pikë e kuqe ndez horizontin pak nga pak.
Valët këndojnë një këngë pa zë,
një përqafim i ngrohtë nga natyra vetë.
Gjithçka ndalet,
në këtë magji,
që vetëm perëndimi
e di.
Qielli vishet me dritë të artë,
një dritë që prek shpirtin e lartë.
Retë kryqëzohen si ëndrra në fluturim,
si duar që luten në një çast të shenjtë, në qetësim.
Horizonti hap një portë për ëndrra,
ku shpirtit i lejohet të ecë pa këmbë.
Nuk ka më kohë, as mendim që rëndon,
vetëm dritë e artë që shpirtin shëron
Era ledhaton faqet me frymë pa peshë,
çdo valë një pëshpëritje që në zemër ngjesh.
Peizazhi dridhet si pasqyrë në agoni,
por s’ka dhimbje — ka vetëm harmoni.
Kjo nuk është veç natyrë, as dritë, as ngjyrë,
është një mrekulli që ndodh kur bota merr frymë.
Një magji që të ndal në vend, pa fjalë,
një çast i përjetshëm, nën qiellin e zjarrtë, pa valë.
me fjalë pa zë, në një botë që hesht.
Dielli zbret ngadalë, ngjyrë ari e flakë,
një pikë e kuqe ndez horizontin pak nga pak.
Valët këndojnë një këngë pa zë,
një përqafim i ngrohtë nga natyra vetë.
Gjithçka ndalet,
në këtë magji,
që vetëm perëndimi
e di.
Qielli vishet me dritë të artë,
një dritë që prek shpirtin e lartë.
Retë kryqëzohen si ëndrra në fluturim,
si duar që luten në një çast të shenjtë, në qetësim.
Horizonti hap një portë për ëndrra,
ku shpirtit i lejohet të ecë pa këmbë.
Nuk ka më kohë, as mendim që rëndon,
vetëm dritë e artë që shpirtin shëron
Era ledhaton faqet me frymë pa peshë,
çdo valë një pëshpëritje që në zemër ngjesh.
Peizazhi dridhet si pasqyrë në agoni,
por s’ka dhimbje — ka vetëm harmoni.
Kjo nuk është veç natyrë, as dritë, as ngjyrë,
është një mrekulli që ndodh kur bota merr frymë.
Një magji që të ndal në vend, pa fjalë,
një çast i përjetshëm, nën qiellin e zjarrtë, pa valë.
Më shumë nga Dallandyshe Lusha Bushi
- Djali Që Nuk Preket Nga Era
- Humbëm Rrugës
- Nga Terri
- Forca Që Nuk Ndjehet
- Në Jetë, Diçka Incerta
- Jeta Ndër Vite
- Llastica E Zjarrtë
- Më Pëlqen Të Shkruaj
- Letër Vetes Time
- Një Mësim I Vjetër Për Një Botë Të Re
- Shiu Që Nuk Rrëmbeu Ëndrrat
- Vëllai Im I Rrallë
- Britma Që Bota Nuk Dëgjon
- Rrugët E Fëmijërisë
- Ti Rritesh Pranë Meje, Plakesh Me Mua
- Dashuria S'njeh Kufij
Komente 0