Dallandyshe Lusha Bushi
Djali Që Nuk Preket Nga Era
I bukur si ëndrra e parë, i qeshur në mes të furtunës,
Në sy të tij lind dita,
në buzëqeshje rritet, shpresa, imençur si mendja e dijes,
Çdo hap e bën me qëllim, çdo synim e ndjek pa kthim.
Zemërgjerë sa s’ka fjalë,
me shokë është gjithmonë pranë,
i drejtë, i pastër në shpirt,
S’ka majë që s’e prek me guxim,
s’ka ëndërr që s’e ndjek me pasion,
Është ai – djali që frymëzon,
djali që vetë është vizion.
Një djalë i paarritshëm në lartësi,
Por i afërt në thjeshtësi,
Një dritë që s’shuhet kurrë,
Një frymë e fortë me
zemër burrë,
që fal pa masë, që s’dëmton kurrë.
I paarritshëm për botën,
por për mua gjithmonë fëmijë.
Një dritë që s’ka perëndim,
një dashuri që s’ka mbarim.
Ka miq, ka rrënjë, e vlera të larta,
është djalë që nderon çdo derë
Me karakter të fortë, me shpirt të pathyeshëm,
i çiltër si uji
në pranverë,
Është një copë qielli që më ra në duar,
një dhuratë që s’mund ta kisha kërkuar,
sepse kaq të përsosur,
s'e kisha imagjinuar.
Nuk e kam ndërtuar unë,
por Zoti vetë e ka gdhendur me dorë,
ai nuk e krijoi me nxitim.
E ndërtoi në heshtje, me kujdes, me ndjenjë
me forcë e durim,
me pak yje në sy
i vendosi shpirtin e një luftëtari,
dhe zemrën e një njeriu që di të falë.
Kur e shoh, kuptoj se si lindin malet,
si qëndron e palëkundur një pemë në stuhi.
S’ka frikë të ëndërrojë,
e as të rrëzohet për të ngritur veten përsëri.
Ka diçka që s’mësohet, s’kopjohet,
I ndershëm, i qeshur, i drejtë,
por mos e ngatërroni me butësi.
Brenda tij rreh një zemër luftëtari,
që nuk dorëzohet me lehtësi.
me hap të sigurt, me qëndrim që flet më shumë se fjalët.
nuk ecën ku ecin të tjerët
ai fluturon atje ku frika nuk guxon të shkojë
Ai, që më bën të besoj
Rritet çdo ditë,
me intuitë, me thellësi, me mençuri që s’ka moshë.
I shkathtë – si drita që gjen rrugë edhe në errësirë.
Ai s’është i zhurmshëm,
por prania e tij mbush dhomën si qetësia pas një stuhie.
Me shokë është vëlla, me të huajt është burrë,
dhe me veten – një betejë e përditshme për të qenë më i mirë.
Ka karakter të fortë,
jo sepse nuk bie,
por sepse ngrihet gjithmonë më i pastër.
Ka një buzëqeshje që fshin dyshimet,
Është i paarritshëm –
jo sepse nuk afrohet,
por sepse është ndryshe.
I veçantë.
I rrallë.
Një shembull.
Një dritë.
Një krenari
që e ka emrin, klajdi!
Në sy të tij lind dita,
në buzëqeshje rritet, shpresa, imençur si mendja e dijes,
Çdo hap e bën me qëllim, çdo synim e ndjek pa kthim.
Zemërgjerë sa s’ka fjalë,
me shokë është gjithmonë pranë,
i drejtë, i pastër në shpirt,
S’ka majë që s’e prek me guxim,
s’ka ëndërr që s’e ndjek me pasion,
Është ai – djali që frymëzon,
djali që vetë është vizion.
Një djalë i paarritshëm në lartësi,
Por i afërt në thjeshtësi,
Një dritë që s’shuhet kurrë,
Një frymë e fortë me
zemër burrë,
që fal pa masë, që s’dëmton kurrë.
I paarritshëm për botën,
por për mua gjithmonë fëmijë.
Një dritë që s’ka perëndim,
një dashuri që s’ka mbarim.
Ka miq, ka rrënjë, e vlera të larta,
është djalë që nderon çdo derë
Me karakter të fortë, me shpirt të pathyeshëm,
i çiltër si uji
në pranverë,
Është një copë qielli që më ra në duar,
një dhuratë që s’mund ta kisha kërkuar,
sepse kaq të përsosur,
s'e kisha imagjinuar.
Nuk e kam ndërtuar unë,
por Zoti vetë e ka gdhendur me dorë,
ai nuk e krijoi me nxitim.
E ndërtoi në heshtje, me kujdes, me ndjenjë
me forcë e durim,
me pak yje në sy
i vendosi shpirtin e një luftëtari,
dhe zemrën e një njeriu që di të falë.
Kur e shoh, kuptoj se si lindin malet,
si qëndron e palëkundur një pemë në stuhi.
S’ka frikë të ëndërrojë,
e as të rrëzohet për të ngritur veten përsëri.
Ka diçka që s’mësohet, s’kopjohet,
I ndershëm, i qeshur, i drejtë,
por mos e ngatërroni me butësi.
Brenda tij rreh një zemër luftëtari,
që nuk dorëzohet me lehtësi.
me hap të sigurt, me qëndrim që flet më shumë se fjalët.
nuk ecën ku ecin të tjerët
ai fluturon atje ku frika nuk guxon të shkojë
Ai, që më bën të besoj
Rritet çdo ditë,
me intuitë, me thellësi, me mençuri që s’ka moshë.
I shkathtë – si drita që gjen rrugë edhe në errësirë.
Ai s’është i zhurmshëm,
por prania e tij mbush dhomën si qetësia pas një stuhie.
Me shokë është vëlla, me të huajt është burrë,
dhe me veten – një betejë e përditshme për të qenë më i mirë.
Ka karakter të fortë,
jo sepse nuk bie,
por sepse ngrihet gjithmonë më i pastër.
Ka një buzëqeshje që fshin dyshimet,
Është i paarritshëm –
jo sepse nuk afrohet,
por sepse është ndryshe.
I veçantë.
I rrallë.
Një shembull.
Një dritë.
Një krenari
që e ka emrin, klajdi!
Më shumë nga Dallandyshe Lusha Bushi
- Humbëm Rrugës
- Nga Terri
- Forca Që Nuk Ndjehet
- Në Jetë, Diçka Incerta
- Jeta Ndër Vite
- Llastica E Zjarrtë
- Më Pëlqen Të Shkruaj
- Letër Vetes Time
- Një Mësim I Vjetër Për Një Botë Të Re
- Shiu Që Nuk Rrëmbeu Ëndrrat
- Vëllai Im I Rrallë
- Britma Që Bota Nuk Dëgjon
- Magjia E Perëndimit
- Rrugët E Fëmijërisë
- Ti Rritesh Pranë Meje, Plakesh Me Mua
- Dashuria S'njeh Kufij
Komente 0