Dallandyshe Lusha Bushi
Dashuria Ime, Fryma Jote Është Shtëpia Ime
E ndiej edhe kur nuk je pranë, si një pëshpëritje që kalon hapësirën dhe më arrin, e lehtë, e përhershme. Ka diçka të shenjtë në mënyrën si merr frymë pranë meje, kur bota hesht dhe mbetemi vetëm ne – ti, unë, dhe ai ajër që na mban bashkë.
Çdo frymëmarrje jote më tregon një histori. Kur është e thellë, më flet për qetësinë tënde; kur është e rënduar, e ndiej peshën e mendimeve të tua. Dhe unë, me duart mbi kraharorin tënd, do të doja ta qetësoja, ta mbroja, ta ledhatoja. Sepse të dua do të thotë edhe të të frymoj.
Nganjëherë më pëlqen të mendoj se jemi takuar kështu – në një rrahje ajri, në një pushim kohe, në një frymëmarrje të përbashkët. Aty nisi gjithçka: një çast ku thithëm të njëjtën mundësi, dhe që atëherë, nuk ndaluam më së kërkuari.
Kur më mungon, mbyll sytë dhe marr frymë ngadalë, sikur në ajër të mund të të gjej përsëri. Dhe ndoshta është vërtet kështu – ndoshta ti jeton brenda çdo fryme që marr. Ndoshta dashuria është pikërisht kjo: një mënyrë e padukshme, por e përsosur, për të qëndruar pranë.
Dashuria ime, nëse një ditë na mungojnë fjalët, më premto një gjë: merr frymë me mua. Sepse edhe në heshtje, edhe në mungesë, për sa kohë marrim frymë bashkë… asgjë nuk do të humbasë.

Më shumë nga Dallandyshe Lusha Bushi
- Biri Mamit, Jeta Ime Ti!
- Gratë, Shumë Kohë Më Parë
- Mos Ki Frikë Në Rënie
- Të Jesh, Apo Të Mos Jesh: Kush Mund Të Jesh...
- Të Jesh Grua
- Aty Ku Ecën Drita
- Dashuria S'njeh Kufij
- Ti Rritesh Pranë Meje, Plakesh Me Mua
- Rrugët E Fëmijërisë
- Buzëqeshja Jote
- Ndër Vargjet E Kohës
- Ëndrrat Që Mbajnë Shpirtin Gjallë
- Në Sytë E Tu
- Frymëmarrja E Pranverës
- Zemra E Njohu Atë
- Klajdi, Rrahja Ime E Parë E Zemrës
Komente 0