Dallandyshe Lusha Bushi
Aty Ku Ecën Drita
Larg shtigjeve të lakuara të mëkatit, ku shpirti nuk pengohet por kërcen, lind një jetë që shijon parajsën.
Nuk ka nevojë për flori apo zhurmë, sepse ushqehet me heshtje të plota dhe gjeste të pastra.
Çdo mëngjes është një fillim pa njolla, çdo mbrëmje një lutje e vendosur mbi sy.
Të ecësh në dritë nuk është të ikësh nga hija, por të përqafosh ditën me duar të pastra,
ndjeni se zemra rreh në harmoni me të mirën,
se frymëmarrja është një dhuratë dhe dashuria, nëse është e vërtetë, nuk lëndon kurrë.
Është jeta, po
- por me një shpirt të zgjuar.
Është gëzim,
-por pa zhurmë.
Është liri,
-por pa krenari.
Në atë rrugë të heshtur,
bukuria bëhet e përjetshme.

Më shumë nga Dallandyshe Lusha Bushi
- Dashuria S'njeh Kufij
- Ti Rritesh Pranë Meje, Plakesh Me Mua
- Rrugët E Fëmijërisë
- Magjia E Perëndimit
- Djali Që Nuk Preket Nga Era
- Humbëm Rrugës
- Nga Terri
- Forca Që Nuk Ndjehet
- Në Jetë, Diçka Incerta
- Jeta Ndër Vite
- Llastica E Zjarrtë
- Më Pëlqen Të Shkruaj
- Letër Vetes Time
- Një Mësim I Vjetër Për Një Botë Të Re
- Shiu Që Nuk Rrëmbeu Ëndrrat
- Vëllai Im I Rrallë
Komente 0