>
LETERSISHQIP
Dallandyshe Lusha Bushi

Zemra E Njohu Atë

Isha pesëmbëdhjetë vjeç
dhe sytë e mi ishin plot ëndrra.
Atëherë të pashë për herë të parë
Nuk e dija emrin tënd,
por zemra foli para mendjes.
—Ai... është njeriu me të cilin do të martohem në altar?
.E thashë me zë të ulët, pothuajse si shaka,
por brenda meje kishte një premtim,
E shkruar pa stilolaps, por e gdhendur në shpirt.
Ishim të rinj, të pavetëdijshëm për të ardhmen,
mes ditëve të ngadalta dhe mendimit të brishtë.
Ndoshta nuk e dije,
por emrin tënd e kam mbajtur në zemër.
U njohëm,
kur bota ishte ende e madhe
dhe ne të dy, vetëm dy të rinj si lule e porsaçelur.
Rrugë të ndryshme, heshtje, pritje,

por ajo fije e padukshme nuk u këput kurrë.
Ishte fati… por edhe zgjedhja ime
Apo ishte njw takim në furtunë?
Unë të zgjodha kundër çdo frike,
kundër atyre që nuk kuptuan një çast.,
kundër kohës dhe vështirësive,
sepse dashuria ime për ty lindi si zjarr
dhe nuk u shua kurrë si kashta e tharë.
Kemi ecur së bashku
dorë për dore nëpër stuhi.
Dhe sot të quaj “deti im”
jo vetëm për dashuri
por për të gjitha kohët
që unë ende të zgjodha ty o mirësi.
E di që kisha të drejtë, në pesëmbëdhjetë.
Ishte zemra ime që kishte parë larg.
Dhe të kishte parë ty për të kaluar jetë.
Një poezi shkëputur nga libri i rradhës...