Elina Nebi-Plaku
Shija E Nënës
Në ngrohtësinë tënde,
u rrita nënë!
Më falje përherë
ty dashuri...!!
Dhoma e ftohtë,
ngrohej bëhej valë,
kur prania jote
ishte aty..!
Sa e ëmbël
papara me ujë dhe me pak vaj..!
Gjithë shijet e botës,
me të s'kanë krahasim...!!
Se shija e nënës
është një dhe e veçantë.
Kurrë nuk ka zëvendësim.!
Në gëzim kur të kisha pranë,
Gëzimi më bëhej dy herë gëzim!!
Në hidhërim kur ty më mungoje,
hidhërimi më bëhej dy herë hidhërim..!!
Një ditë u largove,
ike shumë larg...!
Diku lartë në qiellin pambarim...!
Zëmra i bë copë!
Vajtoj me pikëllim..!
Por ngrohtësia, mirësia,
shija jote e ëmbël
Ngelën përherë në shpirtin tim...!!
u rrita nënë!
Më falje përherë
ty dashuri...!!
Dhoma e ftohtë,
ngrohej bëhej valë,
kur prania jote
ishte aty..!
Sa e ëmbël
papara me ujë dhe me pak vaj..!
Gjithë shijet e botës,
me të s'kanë krahasim...!!
Se shija e nënës
është një dhe e veçantë.
Kurrë nuk ka zëvendësim.!
Në gëzim kur të kisha pranë,
Gëzimi më bëhej dy herë gëzim!!
Në hidhërim kur ty më mungoje,
hidhërimi më bëhej dy herë hidhërim..!!
Një ditë u largove,
ike shumë larg...!
Diku lartë në qiellin pambarim...!
Zëmra i bë copë!
Vajtoj me pikëllim..!
Por ngrohtësia, mirësia,
shija jote e ëmbël
Ngelën përherë në shpirtin tim...!!
Komente 0