>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Duart E Fëmijës

Dora jote e vogël,
Ngjeshur me timen rri,
Sytë e tu bekim plot dritë e dashuri.
Rrezatojnë dritën në ardhmëri!

E nesërmja fle në zemrën time,
Dhuratë nga Një Perëndi,
Si do mundem vallë ta shkruaj,
Tënden bardhësi?

Në ditë me breshër e me shi,
E në kohë me diell e në stuhi,
Dora jote e vogël,
Ngjeshur me timen rri!