>
LETERSISHQIP
Erinda Medolli

Vetëm Ai Nuk Braktis

Vetëm ty të kisha pranë
Kur malet mbi supet e mia ranë,
Vetëm ti ishe me mua
Kur s’e dëgjoja fjalën "Të dua"!

Vetëm ti ishe me mua
Kur fjala edhe liria m’u mohua,
Kur miqtë e mikeshat m’u larguan
Kur furtunat të më rrëzonin u munduan!

Kur bota egërsisht,
Të më kafshojë kërkon,
Zoti im, Ti je pranë,
Asgjë nuk më lëndon!

Sa herë që jeta më tremb
Mjekon ku më shumë dhemb,
Sa here jeta më godet
Fjala jote në vesh më flet!

Të goditem nuk më lejon,
Sa herë bota më përbuz e harron
Shpirti loton e vajton, por…
Vetëm Zoti s'më lëshon!