>
LETERSISHQIP

Jetova

Atje ku jeta ime u mor peng!
Atje ku jashtë oborrit, mbetën ëndrrat e mia!
Atje ku nuk gëzova asnjë festë,
Atje ku mungonte dashuria!

Atje ku bujarisë dera nuk iu hap,
Atje ku ëndrrat pa nisur mbaronin,
Atje ku më vinin pengesë në çdo hap,
Ku netët e errëta të jetës nuk kalonin!

Atje ku fajtore u bëra pa shkak,
Dhe goja mbyllej para se të lëvizte,
Atje ku bukën të hidhur e ndjeja
E gjumin plot ankthe dremisja!

Atje ku jeta ime u morr peng,
Nuk ka më shenja trishtimi,
Një qiell tjetër është mbi fatin tim,
Buzëqeshjet, yjet, rizgjimi.