>
LETERSISHQIP
Luljeta Lubovci

Dashuria Miqësore

Me gjithë mençurinë, gjithë dashurinë time për miqtë e mi,
Këto natë e ndajë me ju me gjithë simpati,
Me përulësinë time më të madhe,
Dëshiroj t'ju shpreh mendimet e mia më të thella të dashurisë miqësore.
Sigurisht që fjalët e mia mund të mos jenë më të bukurat,
Por janë më të sinqertat për t'ju shprehur njerëzve të vendit tim,
Ndjeshmërinë time më të madhe,
Në këto kohë që ju njoh, jam krenare që ju kam.
E shpresoj që këto fjalë që vijnë nga thellësia e zemrës sime t'ju sjellin pak lumturi.
Unë jam thjesht një poete e vogël amatore,
Modeste dhe doja t'ju sjell me gjithë dashamirësinë time pak ngrohtësi njerëzore.
Dhe të gjithë juve ju them jeni në zemren time çdo here.
Shpresoj që këto fjalë t'ju japin kurajë e dashni.
Ju dërgoj gjithë ëmbëlsinë e zemrës sime, Butësinë e shpirtit tim për të gjithë ju.
Dhe dashuria ime miqësore qoftë e gdhendur në zemrat tuaja përjetësisht. Forca dhe kurajo për ju,
Të dashur vëllezër dhe motra të kombit tim. Mendimet e mia janë urimet e mia më të mira,
Për t'ju shoqëruar gjithmonë juve njerëz të mirë.
Zoti ju bekoftë e kjofshi faqe bardhë.