>
LETERSISHQIP
Luljeta Lubovci

Në Korridorin E Spitalit

Në korridorin e spitalit, me drita të zbehta,
ku fryma e njeriut rëndon mbi jetëra të shkreta,
ulur në një karrige plastike të ftohtë,
mbaj në gji lutjen, një shpresë që s’vdes dot.
Një infermiere kalon, me hapa pa zë,
më ngjan si engjëll në heshtje që flet me ne,
një plak i lodhur mban sytë nga dera,
ndoshta pret një fjalë, ndoshta pret të birin që s’vjen kurrë më.
Në këtë korridor, koha është si gur,
rri pezull mbi shpinat tona me barrën e burrit,
askush s’qan me zë, por shpirti rënkon,
edhe muri aty, si duket, loton.