Luljeta Lubovci
Grua Të Vranë Pa Pikë Mëshire
Dashuria pa mure është imoralitet i thanë
Dhe e mbërthyen me poshtërim.
E quajtën "kurvë"
Dhe e ekzekutuan qetësisht.
E vranë pa pikë mëshire,
Në një natë pranvere kur ajo i gëzohej stinës së saj,
I thanë të duam
Me gjasa se kanë dashur kur!
Ajo grua ishte vajzë e një babai dhe e një nënë
Nënë e fëmijëve të saj të bukur,
Motër e një vëllai e disa motrave
Ishte ëndërr e çdo burri,
Por imoralitet, të mjerët e pështytësit e vranë.
E vranë mizorisht pranë fëmijëve.
Më duket për të ishte vrasje e zakonshme...
Vrasës serial,
Zhytyr duart gjer në bërryl me gjak të një gruaje që e deshti.
Ku gruaja i besoi shumë vrasësit.
Po edhe në varrim ishin ca të mjerë
E përgojuan,pëshpëritjen përbuzën
dhe e gjuajtën sa mundën me moral fals.
Ia shkelën sinqeritetin e saj,
fytyrën e bukur ia nxinë para,
Vështrimin e ëmbël ia vodhën,
E lan pa i rritur fëmijët e saj.
Të bukurës ja morrën jetën në moshën ma të mirë.
Turmat vrasin!
U mblodhën në funeralin e saj,
secili nga një grusht poshtërim
të fundit, sa për varrim.
Ky ritual morti mblodhi të gjithë edhe të mjerët.
Gruaja sa ishte gjallë bota ishte kundër saj!
Pasi mbaruan punë me të erdhen edhe te varri i saj,
Po si kan fytyrë të mjerët, maskarenjtë...
Grua ti u flijove për dashuri
Po nga fëmijët tu do kujtohesh si një nënë e dashur, luftarake,
Mes nesh do jesh një heroinë.

Komente 0