>
LETERSISHQIP
Natasha Limaj

Dykrenat Busull

Flamuri që kullon gjak,
Dykrenaren lart më lart
O, Flamur i * Skënderbeut *
Gjoksit të * Ismail Beut *…

Në 28 – Nëntor
Si në Krujë dhe në Vlorë
Grykës ndizet Arbëria
Erdhi – erdhi * Shën Liria *…

Ndal Turkut, ndal dhe Dushmanit
Jemi vet, zot të vatanit
Jemi zot e jemi mbretër
Gjakun lum për centimetër…

Në 28 – Nëntor
Dasm’e madhe nëpër Vlorë
Sheshi flak’duke gjëmuar
Rreth flamurit të bashkuar…

Me Kosove e Çamëri
Madhështorja Shqipëri
Nga shekujt na thërret geni
Dykrenat* busull i kemi!…