>
LETERSISHQIP
Natasha Limaj

Vetë Njeriu

Ligur - tretur, prej zilie
Zili - zili, për pak hije…
Kush më pak e kush më shumë
Varfëri për të, veç unë…

Fat, o fat…, ka gjithandej
S’e kam të vështirë, ta gjej…
Një mëngjes, sa qeshi dita
Më të madhes ju avita…

Jo - jo…, dot nuk e zbërtheva
A më deshi, a s’më deshi…
Dhash e bëra me " lëpirje "
Ju ngjesha deri tek veshi…

Dalldisur nga krenaria
" Mërzeja " në goxha hije…
Thua, e lëshova vetë?!…
Grushtin dhe asaj zilie…

Zhgarravinë qiellit të pastër
Ngriu buzëve dalldia…
Hija u nis përjetësisë
Mua kokës varfëria…

Gjëmimbubullim në ajër
Toka, sa nuk më përpiu…
Larg… e mos ma ndot të shenjtën
Hija është vetë njeriu!..