>
LETERSISHQIP
Natasha Limaj

Të Kristalta

Mali ra
rrotull tij
guraleca
mizëri
gjoja mbirë
në letërsi
gazavaj
ditë tri
malgjeniu
bubulloi
dhe pa frymë
më hapët
gojë
mishin
ma bëtë
" tespie "
leca vargan
kortezie
boll erashkë
letërsie
bie erë
hipokrizie
se ç’isha
e ç’mbolla unë
tellallisni, jooo..
sa shumë
më lini
të shkoj rehat
e, mos vini
kaq merak
lotin
mos e bëni dëm
se, nuk lash
gjë për të ngrënë
ca " thërrime "
pasuri
tharm shpirti
për ardhmëri
e në m’i mbuloftë
balta
koha m’i bën
të kristalta!…
10. 07. 2024